Përshtatën lokalin për lojëra fati në Tiranë, 3 në pranga, 7 nën hetim

3 persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë në hetim pasi u kapën duke zhvilluar në mënyrë të kundraligjshme lojërat e fatit në një lokal në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Komunën e Parisit policia zbuloi se po luhej poker me çipsa. Në pranga ranë 3 administratorët e lokalit, A. Ç., 32 vjeç, Xh. M., 28 vjeç, dhe E. D., 28 vjeç.
Gjithashtu nisi hetimi për 7 të tjerë, klientë në lokal: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.
Gjatë operacionit të koduar “Poker 2” u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.
Në cilësinë e provës materiale Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




