“Personat “non-grata” s’duhet të jenë përfaqësues të popullit”, Berisha i përgjigjet Yuri Kim

Politikë | 4 vite më parë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i është përgjigjur ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim e cila në një intervistë u shpreh se shqiptarët nuk duhet të përfaqësohen nga persona “non grata” duke nënkuptuar Berishën.

Në reagim, Berisha shprehet se sipas tij me këto akuza, Yuri Kim kërkon të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por jo vetëm. Sakaq, Berisha fton FBI dhe SHBA të hetojë aferat korruptive të Yuri Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.

“Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës, në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.
 
Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim, përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.
 
Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të japë kontributin e saj për këtë transparencë. Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e tij për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë!“, reagon Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme