Përurohet memoriali “Në nderim të dibranëve të dëbuar”

Sociale | 4 vite më parë

Komuniteti dibran në Tiranë që nga sot ka memorialin e tij. Ai është vendosur në hyrje të Tiranës.

Memoriali përkujton historinë e dhimshme të 110 viteve më parë, kur mijëra familje dibrane lanë trojet e tyre në një eksod masiv të detyruar nga forcat serbe pas konferencës së Londrës që përcaktoi kufijtë e Shqipërisë. 

Në nderim të dibranëve, por edhe mikëpritjës së pakufitë  që  treguan familjet autoktone tiranase  duke hapur dyert dhe zemrat e tyre, shoqata “Bashkësia Dibrane” mori iniciativën për të ngritur një memorial, për të mos harruar të keqen dhe solidaritetin që prodhoi ajo kohë. 

Saimir Shatku  Sekretar i Përgjithshëm i  shoqatës “Bashkësia Dibrane”  foli për kryengritjen Dibrane të vitit 1913,e para rezistëncë e armatosur e shqiptarëve ndaj pushtuesit serb.

Për piktorin Bujar Kapexhiun memoriali ka domethënie të vecantëpër gjithë ato familje që u bënë strehë  për të parët e tyre

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja  veçoi kontributin e familjeve dibrane për zhvillimin e vendit.

Kritikja e Artit Suzana Varvarica u ndal në realizimin e memorialit në riliev ku paraqet një familje dibrane të dëbuar e dëbuar serbët  ndërsa prezantohen dhe shtëpitë që ata lënë pas. 

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme