Peskov: Rusia do të rrisë bashkëpunimin me Korenë e Veriut në të gjitha fushat

Botë | 3 vite më parë

Rusia riafirmoi bashkëpunimin e saj të ngushtë me Korenë e Veriut.

Kjo u konfirmua gjatë një vizite të ministrit të jashtëm të Koresë së Veriut Choe Son Hui në Moskë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht, dhe jam gati ta ritheksoj, se Koreja e Veriut është një partner i rëndësishëm për ne dhe ne synojmë të forcojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat, përfshirë ato të ndjeshme”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ministri Choe Son Hui u takua të martën me homologun rus Sergei Lavrov dhe më pas me presidentin Vladimir Putin.

Peskov tha vetëm se ”takimi me Putinin kishte të bënte me marrëdhëniet dypalëshe në përgjithësi, si dhe situatën në Gadishullin Korean”.

Lidhjet e thelluara midis Moskës dhe Phenianit shihen me dyshim dhe shqetësim jashtë vendit.

Koreja e Veriut besohet se ka furnizuar Rusinë me municione, përfshirë raketa balistike, për luftën e saj kundër Ukrainës. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme