Petar Petkoviç: Prishtina pengon zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë

Kosovë | 3 vite më parë

Deklarata e zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për zbatimin e Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë ka nxitur reagimin e Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç. Ky i fundit ka akuzuar Prishtinën se prej dy muajsh po e saboton marrëveshjen duke penguar zbatimin e këtij udhërrëfyesi.

Në një postim në rrjetin social X, Petkovic i ka bërë thirrje Bislimit që të paraqesë fakte.

“Që nga tetori, Prishtina po pengon zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë. Në mars, Beogradi kërkoi që çështja të zgjidhet, dhe më pas në prill erdhëm në Bruksel me të gjithë ekspertët dhe vetëm Bislimi. Ne kemi pritur përgjigjen e Prishtinës. për dy muaj. Është e qartë se kush po e saboton marrëveshjen”, ka shkruar Petkoviç.

Një ditë më parë, zv.kryeministri Bislimi u shpreh se Kosova ka luajtur rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet, duke kërkuar të njëjtin veprim edhe nga Serbia.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, ranë dakord për Udhërrëfyesin për zbatim të Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2013 që lidhet me çështjen e faturimit të energjisë së shpenzuar nga qytetarët e komunave në veri të Kosovës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme