Petraj: Policia duhej ta shoqëronte Berishën, gjyqi ndaj tij mund të kthehet në “bumerang”

Politikë | 3 vite më parë

Avokati Edmond Petraj është shprehur se paraqitja në atë mënyrë në Prokurori e ish-kryeministrit Sali Berisha është shkelje e vendimit të GKKO-së dhe ndaj tij duhet të nis një hetim i ri.

Këto deklarata avokati Petraj i bëri në “Ekspres” duke theksuar se “Berisha është në një lloj komunikimi delirant duke folur nga ajari me mbështetësit e vetë, por është një komunikim në distancë dhe nuk është një komunikim i drejtpërdrejtë”.

Si një njohës i mirë i procedurës penale, avokati tha se, ligji nuk e prek këtë lloj komunikimi të Berishës me mbështetësit sepse është komunikim dhe në distancë”.

“Forma se si shkoi Berisha në Prokurori ishte për mendimin tim pak e çuditshme sepse në raste të tilla kur kemi në masë të tillë duhet të ishte shoqëruar nga Njësia Operacionale, apo strukturat e tjera të policisë. Por kjo varet nga Prokurori apo nga rëndësia e personit që është duke u hetuar.”

Mënyra se si ai u paraqitë në Prokurori nuk është procedurale dhe ka një tjetër problem, thekson ndër të tjera avokati Petraj, që dhe kur doli nuk duhet të komunikonte me askënd. Nuk lejohet madje dhe z. Fullani është shoqëruar dhe me pranga në duar.

“Struktura e cila ka për detyrë të bëjë shoqërimin ka si qëllim të shoqërojnë me makinën e policisë dhe jo me makinë personale personat që rëndojnë mbi ta një masë arresti. Kjo mund të kthehet dhe në precedent për rastet e tjera.”

Sipas tij, për z. Berisha që ka kthyer vendimin e GJKKO-së për mënyrën se si është paraqitur në Prokurori, duhet të ketë një procedim penal tjetër. Ku përveç hetimit që po bëhet për dosjen “Partizani” atij duhet ti ngrihet një akuzë për thyerjen e vendimit të Gjykatës, ku parashikohet nga gjobë deri në 5 vite burg.

Në përfundim avokati Petraj theksoi se duke analizuar nga jashtë mënyrën se si po shkon çështja e hetimit ndaj Sali Berishës, nëse s’do të ketë indikator apo të implikuar personazhe të tjerë në këtë dosje, mund të kthehet në bumerang për drejtësinë.

“Për z. Berisha Probabiliteti i mundshëm është që mund ti pushohet akuza por mund të kthehet në një bumerang i fortë i strukturës së posaçme. Kam përshtypjen se mënyra e pjesës administrative të procesit , duke kaluar dhe te pjesa penale , mënyra se si është ngritur dhe po hetohet si person i dyshuar , kam përshtypjen që mund të kthehet në bumerang. Nëse dosja do të ketë indikator të tjerë që ka persona të tjerë që kanë firmosur në Partizani, nëse s’do ketë persona të tjerë të implikuar, mendoj që do të jemi në fund të procesit,” u shpreh ndër të tjera Petraj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme