Pheniani teston raketa të reja kundërajrore

Botë | 3 vite më parë

Koreja e Veriut tha të shtunën se kishte testuar një raketë super të madhe dhe një raketë të re kundërajrore.

”Një test i fuqisë i një koke super të madhe të projektuar për raketën strategjike “Hwasal-1 Ra-3” dhe një lëshim provë i raketës antiajrore “Pyoljji-1-2” u zhvillua të premten”, njoftoi të shtunën media shtetërore.

“Përmes nisjes testuese, u arrit një qëllim i caktuar”, raportoi KCNA.

Ajo shtoi se testet e së premtes ishin pjesë e aktiviteteve të rregullta ushtarake të Koresë së Veriut dhe nuk kishin “asnjë lidhje me situatën përreth”.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.

Testet e raketave të lundrimit nuk i nënshtrohen sanksioneve ndaj Phenianit.

Armët e tilla, megjithatë, mund të përdoren gjithashtu për të shpërndarë koka bërthamore.

Në sfondin e konfliktit mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur ndjeshëm edhe një herë.

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë manovra të përbashkëta, në përgjigje të testeve të shumta të raketave me aftësi bërthamore nga Pheniani.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme