Picar, mjeku i ri Elvis Guçe, i diplomuar në Selanik, kthehet për t’i shërbyer fshatit të tij

Sociale | 4 vite më parë

Ndërsa shumë të rinj, e sidomos ata të diplomuar për mjekësi, zgjedhin të largohen nga vendi, ka edhe raste, kur të rinj të shkolluar jashtë kthehen për të shërbyer në vendlindje. I tillë është rasti i mjekut, Elvis Guce që u shërben banorëve të fshatit Picar të Gjirokastrës.

Mjeku, Elvis Guce që prej muajit maj po u shërben banorëve të fshatit Picar, ku ka edhe vendlindjen. I shkolluar në Gjirokastër dhe i diplomuar në Selanik për mjekësi me betimin e Hipokratit dhe me dëshirën për të qenë pranë familjes dhe për të parë vendlindjen e tij, vendosi që nga muaji maj t’i shërbejë bashkëfshatarëve të tij.

Rikthimi i mjekut Elvis Guce por dhe i shumë të rinjve dhe specialistëve të tjerë që janë shkolluar jashtë Shqipërisë, në këto ikje të mëdha, nuk stonon aspak me dëshirën që kanë të rinjtë të specializuar jashtë për të qenë pranë të afërmve dhe për t’i shërbyer vendlindjes. Kurajo për mjekun e sapo kthyer ka dhënë pikërisht edhe familja e tij.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme