Pjesmarrje e ulët në Sondazhin Kombëtar të Studentëve

Sociale | 4 vite më parë

Sondazhi Kombëtar i Studentëve i realizuar në 39 institucione të arsimit të lartë në vend, ka dalë në rezultate konkrete.

Ato u prezantuan nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Bordi i Akreditimit. 

Qëllimi i këtij sondazhi është vlerësimi i performancës në mësimdhënie, mësimnxënie, si dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi e ka cilësuar pjesëmarrjen 21% si shumë të ulët. 

Ajo tha se për sondazhin e radhës lind detyrë e ASCAL në radhë të parë, por edhe vetë universiteteve që të gjejmë mënyra, të gjejmë mekanizma se si t’i stimulojnë, se si t’i nxisin, si t’i ndërgjegjësojmë studentët që të marrin pjesë më masivisht.

Duke theksuar rëndësinë e realizimit të këtij sondazhi i cili prezantohet për herë të parë, zonja Kushi tha se nëpërmjet këtyre rezultateve ministria mund të rishikojë politikat e saj dhe të marrë vendime më të drejta. 

Ministrja shtoi se këto rezultate u vlejnë veçmas maturantëve, të cilët janë duke vlerësuar alternativat, janë duke marrë vendimin për të zgjedhur programet e studimit apo universitetet ku do të vazhdojnë studimet e larta.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme