Pjesmarrje e ulët në votimet e pjesshme të së djelës

Në Shqipëri në orën 19 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme në Bashkitë e Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës e Lushnjës.
Qytetarët e tyre që në orën 7 të mëngjesit i janë drejtuar qendrave të votimit të cilat u mbyllon në orën 19.
Sipas raportimeve në KQZ, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19:00, është 30.30%
Pjesëmarja më e lartë është regjistruar në Dibër që është 43.35%.
Pas Dibrës për pjessëmarrje votuesish renditet Vora me 40.33%, Lushnja me 35.96%, Rrogozhina me 30.92%, Shkodra me 29.11% dhe në fund renditet Durrësi me 26.27%.
Në tri qendra votimi në Shkodër u shpall pavlefshmëria për shkak se për mbi 5 orë nuk ka pasur votues.
Situata u shkaktua nga moti i keq, temperaturat e ulëta dhe borës, duke bërë të pamundur që banorët të marrin pjesë në votime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




