PL prezanton tre nisma ligjore- Meta: Korrupsioni arsyeja pse 67% e popullsisë mbijeton sot në varfëri

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin, më shumë se kudo tjetër.
Sipas tij, është korrupsioni arsyeja pse 67% e popullsisë mbijeton sot në varfëri, me paga dhe pensione qesharake, me të cilat nuk përballohen dot taksat dhe çmimet stratosferike të ushqimeve dhe barnave.
“Është kjo arsyeja pse Shqipëria, kampione në rajon dhe në kontinent për vjedhjet qeveritare dhe ryshfeti është renditur së fundmi në krye të listës edhe për mungesën e transparencës dhe publikimit të dokumentave zyrtare. Është i gjithëpranuar fakti se shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një nga mashtrimet më të mëdha dhe të pabesa të “Rilindjes”, ku 10 vite në pushtet i vetmi rekord i arritur është që shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin më shumë se të gjithë në Evropën”, tha Meta.
Meta ka shfrytëzuar rastin të përgëzoj deputetët e Partisë së Lirisë që kanë përgatitur tre nisma konkrete ligjore për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies.
“Duke e vlerësuar të drejtën e informimit si një të drejtë kushtetuese të patjetërsueshme të qytetarëve shqiptarë dhe si element kyç në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe duke e vlerësuar atë si prioritet kombëtar dhe me bindjen e plotë se nevojitet një luftë e koordinuar ndaj tyre, deputetët tanë kanë propozuar konkretisht tre amendamente: Në ligjin “Për të drejtën e informimit”; Në rregulloren e Kuvendit; Në statusin e deputetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



