Plagosi me thikë për motive të dobëta një 20 vjeçar, policia e Tiranës prangos autorin e dyshuar

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia e Tiranës ka arritur të dielën të prangos një 33- vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë një 20-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas ndjekjes intensive të policisë dhe kontrolleve të pandërprera, më në fund është arritur të prangosur autori i dyshuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Kodër Kuqe, në Babrru, gjatë të cilit shtetasi I. M., 33 vjeç, kishte goditur me mjet prerës shtetasin A. C., 20 vjeç, kanë organizuar punën dhe kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, informon policia, u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit I. M., 33 vjeç.

“33-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- përfundon njoftimi I policisë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme