Plani i BE për zgjerimin, Tabaku deklaron se fokus duhet të jenë reformat me karakter ekonomik, pasi prekin drejtëpërdrejt qytetarin

Parlamenti Europian pritet që javën e ardhshme të miratojë planin e rritjes të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku deklaroi për RTSH se plani është një instrument i cili ka në qëndër qytetarin
Teksa përparimi në reforma është kushti për të përfituar nga rritja, zonja Tabaku shprehet se qeveria shqiptare ende nuk ka sjellë planin.
Sipas Tabaku fokusi duhet të jetë tek reformat ekonomike për të përmirësuar jetesën.
Plani parashikon 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi me pagesë të kushtëzuar që partnerët e Ballkanit Perëndimor të përmbushin reforma specifike për tu integuar gradualisht me Bashkimit Europian.
Gazetare Jonida Omeri
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




