Plazhi i Durrësit edhe këtë vit destinacioni kryesor për shumë turistë të huaj

Plazhi i Durrësit, më i madhi në Shqipëri, do të jetë edhe këtë vit destinacioni kryesor për shumë turistë të huaj. Një nga arsyet është rritja e investimeve janë kryer në hoteleri-turizëm. Hotelet e ndërtuar në vijën e parë të plazhit në Durrës ofrojnë kushte dhe shërbime shumë të mira, gjë që konfirmohet nga pushues që vijnë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.
“Ne vijmë për herë të parë në shqipëri, na pëlqen ajo që po shohim këtu, hoteli, kushtet dhe plazhi. Është një vend i ri që po e vizitojmë këtë vit dhe jemi shumë të kënaqur“ thotë një turist gjerman.
Blerim Norja është administrator i një hoteli relativisht të ri në sektorin Apollonia në plazhin e Durrësit, i cili është kthyer menjëherë në një destinacion për shumë të huaj. Ai shprehet se janë munduar që të ofrojnë paketa me çmime të volitshme, ndërkohë që i kanë kushtuar shumë vemendje kushteve, shërbimit dhe restorantit sipas kërkesave që kanë pushuesit.
Arseni, një shef kuzhine punon prej dy sezonesh në Durrës. Duke folur mbi preferencat e gatimeve nga ana e turistëve të huaj, ai thotë se ata pëlqejnë gatime tradicionale shqiptare dhe gatime të tjera me bazë peshkun.
Ndërkaq specialistët e turizmit thonë se turistët veçmas ata të huaj duhet të orientohen për të frekuentuar jo vetëm plazhin, por edhe monumentet e kulturës që janë në Durrës. Sipas Blerim Nores kjo është dhe një mënyrë që të zgjatet periudha e sezonit turistik.
Për këtë vit shifrat e vizitorëve të huaj pritet që të jenë më të larta se viti i kaluar, duke e tejkaluar shifrën e 1 milion vizitorëve.
Hotelet që gjenden në vijën e parë të plazhit të Durrësit e kanë të prenotuar gjthë sezonin kryesor në muajt korrik dhe gusht.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




