Plotësohet ëndrra e Eriksonit, tekniku do të drejtojë Liverpulin

Angli | 3 vite më parë

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson do të drejtojë skuadrën e “Liverpool Legends” në ndeshjen e bamirësisë kundër Ajax-it në mars. Eriksson do të drejtojë një ekip ku përfshihen ikonat e Liverpool-it, Ian Rush, John Barnes dhe John Aldridge për eventin e Fondacionit LFC në “Anfield”.

75-vjeçari zbuloi në janar se i ka mbetur edhe një vit jetë dhe pranoi se ishte një tifoz i “të kuqve”, duke shtuar se do të ishte ëndrra e tij të merrte drejtimin e klubit.

“Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se Sven-Goran Eriksson do të jetë pjesë e ekipit drejtues të LFC Legends për ndeshjen kundër Ajax Legends në Anfield, më 23 mars”, tha Liverpool në një deklaratë të martën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme