Po hetonte sulmin me armë në një stacion televiziv në Ekuador, vritet prokurori

Prokuroi, i cili po hetonte sulmin me armë të ndodhur në një stacion televiziv në Ekuador nga grupet kriminale, është vrarë më 17 janar në Guayaquil. Lajmi u bë publik nga Prokurorja e Përgjithshme, i cili tha se autorët do mbajnë përgjegjësi dhe se drejtësia nuk do të trembet në grupet kriminale.
“Përballë vrasjes së kolegut tonë Cesar Suarez, unë do të jem i prerë, grupet e krimit të organizuar, kriminelët, terroristët nuk do ta ndalin angazhimin tonë ndaj shoqërisë ekuadoriane, ne do të vazhdojmë me më shumë forcë dhe përkushtim. Duhet të jemi të qartë, kjo ngjarje mizore sjell me vete një mesazh për punën që po kryejmë nëpërmjet drejtësisë në Ekuador”, tha Prokurorja e Përgjithshme Diana Salazar në një deklaratë në platformën X.
Prokurori Cesar Suarez u vra në pjesën veriore të qytetit, i njohur si një nga qytetet më të dhunshme në vend. Suarez po drejtonte hetimin për sulmin me armë në rrjetin lokal TC Televizion nga njerëz të armatosur, ndërsa ai transmetonte drejtpërdrejt më 9 janar.
Sulmi me armë në rrjetin televiziv erdhi pasi vendi u trondit nga dhuna e grupeve kriminale, pasi presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas arratisjes nga një burg në Guayaquil së liderit famëkeq të bandës Adolfo “Fito” Macias. Gjatë kaosit dhe trazirave pati rrëmbime policore dhe trazira në burg.
“Fito” është lideri i Los Choneros, një nga bandat më të frikshme të Ekuadorit, e lidhur me trafikun e drogës në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunon me kartelin Sinaloa të Meksikës.
Sulmi i stacionit televiziv bëri që presidenti Noboa të shpallte një “konflikt të armatosur të brendshëm” në vend, duke urdhëruar forcat e sigurisë të “neutralizonin” disa grupe kriminale të akuzuara për përhapjen e dhunës ekstreme në Ekuador. /CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




