Podcast/ Kandidati për Bashkinë Sarandë, Çaçi-Ramës: Jemi porta hapëse e mbyllëse e turizmit! S’do të lë rehat për investimet

Politikë | 4 vite më parë

Kandidati i PS për Baskinë Sarandë, Oltian Çaçi ka qenë i intervistuari i radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

I njohur dhe i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe hoteleri turizmit, Çaçi tha se pranoi propozim për të garuar për kryetar bashkie pasi dëshironte që Saranda dhe Ksamili të përthithnin investimet që duhet për t’u kthyer në një nga destinacionet më të arrita turistike në vend, pasi sipas tij kjo zonë është “porta hapëse dhe mbyllëse e turizmit në Shqipëri”.

“Unë hezitova në fillim pasi mendoja a ja vlen të ndryshojë mënyrën e jetesës dhe të marr përgjegjësi të tjera. Por kur kuptova se Saranda dhe Ksamili janë destinacionet për t’u bërë dhe analizova punën tuaj, e kuptova pasi mbaron me Vlorën do kesh nevojë për Sarandën. Unë do mundohem të të jap të gjithë alternativat dhe do kërkoj me ngulm investimet pasi Saranda është porta hapëse dhe mbyllëse e turizmit shqiptar. Nuk do të le çdo mëngjes, drekë e darkë pa të kujtuar Sarandën”, tha Çaçi.

Ndërsa kryeministri Rama tha se “ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që ti të rrish sa më shumë pa gjumë” për të punuar për qytetin.

Çaçi tha se e sheh Sarandën si biznes që duhet shfrytëzuar çdo gjë për t’i kthyer në të ardhura për komunitetin, ndërsa shtoi se përvojat e tij me punët më bazike nga kamarier e recepsionit e sot pronar hotelerie do e ndihmojnë të ketë një komunikim më të mirë për të kuptuar nevojat e  biznesit në zonë.

“E konsideroj një biznes të komunitetit që ka nevojë të ngrihet nga fillimi, që të përthithë turistë dhe investime që është i nevojshme për këtë komunitet. Nëse bashkia nuk arrin në çdo cm të këtij qyteti nuk arrin të fitojë të ardhurat dhe nuk përkthehet në të mira publike për njerëzit dhe shërbime për komunitetin. Jemi marrë me ndërtim, hoteleri, por kemi punuar edhe kamarier,  pastrues, recepsionit, picier dhe duke kuptuar këtë përvojë e ke shumë të lehtë të kesh komunikim me të gjithë bizneset e zonës”, tha Çaçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme