Pogba sulmon Mourinhon: “Ai shkoi kundër lojtarëve, Solskjaer

Angli | 6 vite më parë

Paul Pogba kthehet të flasë për marrëdhëniet e komplikuara me Mourinho dhe nuk I kursen fjalët për të sulmuar ish-menaxherin e Manchester United. “Me Solskjaer gjithçka është ndryshe, ai kurrë nuk do të shkonte kundër lojtarëve – shpjegoi francezi për Sky Sports UK -. Ndoshta ai nuk do t’i zgjidhte ata, por ai nuk i lë mënjanë sikur të mos ekzistonin më. “Ky është ndryshimi midis Mourinho dhe Ole”,  shtoi ai.

Fjalë të forta dhe të qarta, të cilat përcaktojnë  konturet e një marëdhënie të pakuptueshme të mesfushorit me Special One. “Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mourinho, të gjithë e panë atë – vazhdoi Pogba, ende duke folur për ish-trajnerin e Djajve të Kuq -. Por të nesërmen nuk e dini kurrë se çfarë ka ndodhur”. “Kjo është gjëja e çuditshme që kam provuar me Mourinhon dhe nuk mund ta shpjegoj më mirë sepse as unë nuk e di”, përfundoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme