Pogradec/ Me “Hummer” i zënë pritë në aks nacional, i dëmtojnë makinën dhe e kërcënojnë

Aktualitet | 4 vite më parë

Një 39 vjeçar ka denoncuar në polici se 2 persona i kanë dalë para me makinën tip “Hummer”, pasi e kanë ndaluar i kanë dëmtuar makinën me sende të forta dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja është regjistruar reth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, (18 prill) në aksin “Korçë – Pogradec” pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë dhe denoncimi është bërë nga veë E. Ç nga Pogradeci.

Nga veprimet e shpejta hetimore policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkom 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të dy banues në Pogradec, “të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip “Hummer” me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.”

Gjithashtu, dyshohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin E. Ç., i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja” informoi sot polici e Korçës.

 Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër por që për fat të mirë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më pas shtetasit M. Xh. dhe S. S. kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe arrestimin e autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme