Pogradec, Meta: Më 14 maj Rama është i ikur, ka bilanc katastrofik

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral në Pogradec, deklaroi se më 14 maj “Rama është i ikur”. Sipas tij, edhe Pogradeci do t’i bashkohet ndryshimit të vendosur nga Tropoja në Kukës, deri në Sarandë e Konispol.
“Prandaj Rama hungërinte ashtu në Himarë. Ai është i ikur. Do vazhdojë me hallet e tij sepse u bënë 11 vjet dhe ka një bilanc katastrofik. Kemi gjysmën e buxhetit të Kosovës, por ata i mbështesin studentët e pensionistët, i gjejnë 100 euro shtesë.”, deklaroi Meta.
Kreu I PL-së, gjatë këtij takimi, u shpreh se bashkia e Pogradecit është në prag të falimentimit, pasi ka miliarda lekë borxhe.
“Bashkia e Pogradecit është në prag të falimentimit, ka miliarda lekë borxhe dhe padyshim që kryetari do ikë sepse kishte çdo mundësi të bënte diçka dhe nuk bëri asgjë të mirë për këtë komunitet kaq punëtor dhe paqedashës e patriot. Pogradeci ka vuajtur nga shpopullimi dhe largimi i rinisë. Një vend pa rini është si një shtëpi pa fëmijë”- u shpreh Meta.
Sipas tij, duhet t’i jepet fund kësaj qeverie që po largon të rinjtë, e cila po nxit shpopullimin “në mënyrën më të dhimbshme nga trevat shqiptare”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




