Pogradec, speleologët italianë zbulojnë shpellën e Ariut në Bishnicë

Katër speleologë italianë të cilët prej vitit 1995 kryejnë eksplorime shpellash të vazhdueshme në Shqipëri, janë ndalur në një tjetër zonë e cila ka një shpellë që mund të jetë një monument natyre me vlera të mëdha dhe një sit mjaft interesant turistik për t’u vizituar.
Sipas speleologëve, Shqipëria ka potenciale të mëdha turistike ashtu si ka shpella mjaft të veçanta për t’u vizituar, më e fundit e zbuluar është Shpella e Ariut në Bishnicë të Pogradecit.
Një propozim për ta kthyer në monument natyre drejt Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit si edhe promocioni i duhur do ta kthejë këtë shpellë në një pikë të rëndësishme turistike është shprehur drejtori i Turizmit në bashkinë Pogradec, Ledian Zeqollari.
Shpella e Ariut është vetëm 1 nga destinacionet e Bishnicës, ndërkohë që aty gjejmë edhe 2 liqene akullnajore si edhe poenciale të mëdha për zhillimin e turizmit dimëror.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




