“Polici sipas standardeve gjermane”, Balla takon ambasadorin e ri Bergner

Politikë | 3 vite më parë

Policia e Shtetit synon të trajnohet dhe modernizohet duke marrë si model policinë gjermane.

Deklarata u bë të enjten nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në takim me ambasadorin e ri gjerman në Shqipëri, Karl Bergner. 

Balla dhe Bergner vunë theksin te krijimi i mekanizmave të rinj për të promovuar njerëzit me integritet të lartë moral dhe profesional. 

“Ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme. Një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor,” deklaroi Balla.

Përveç hapave logjistikë, ministri i Brendshëm informoi se vazhdon puna edhe për “operacionet e përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrimi i parave, krimi ekonomik e financiar dhe krimin kompjuterik.“

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme