Policia Rrugore e Gjirokastrës bën bilancin për dhjetorin : 2 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 8 të proceduar

Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë muajit dhjetor 2023, janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 8 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.
Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.
Në këtë kuadër, gjatë muajit dhjetor, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1645 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
451 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
412 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 207 drejtues automjetesh, për mos vendosjen e rripit të sigurimit; 381 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 194 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




