Policia Rrugore, kontroll intensiv në rrugët e vendit

Aktualitet | 4 vite më parë

Policia Rrugore njofton se gjatë monitorimit intensiv gjatë 72 orëve të fundit në rrugët e vendit janë arrestuar  në flagrancë 21 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 267 leje drejtimi. Të ndaluarit janë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia njofton se duke përdorur mjetet inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 2264 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi në qendrat e banuara, 489 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të 

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme