Politika shqiptare shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të valltares Liljana Cingu

President i vendit Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të valltares Liljana Cingu.
Begaj, nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, shkruan se artistja shqiptare do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.
‘Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.’- shkruan Begaj.
Kryetarja e Kuvendit shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Lili Cingut: Princesha e valleve shqiptare
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të valltares Lili Cingu.
“Lamtumirë, Lili Cingu, princesha e valleve shqiptare! Vallet e Jugut, Çamërisë, Korçës, Kolonjës, Shqipërisë së Mesme, vallet epike të Veriut, vallet e Dropullit dhe krahinave të tjera të Shqipërisë i bëre më të lehta dhe u dhe plot bukuri e hijeshi me kërcimin tënd!”-shprehet Nikolla.
Kryebashkiaku Veliaj: “Ngushëllime të ndjera për familjen e mbretëreshës së valleve shqiptare”
Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu, është ndarë sot nga jeta në moshën 74-vjeçare.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet e përzemërta për familjarët e valltares.
“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së valleve shqiptare, Lili Cingu.
Ngushëllime të ndjera familjes! 🕊”, shkruan Veliaj në Facebook.
Liljana Cingun, ishte një nga valltaret e para shqiptare, por edhe pse u shkëput nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore prej vitit 1997, ajo nuk hoqi dorë kurrë nga skena.
Meta: Trishtim për ndarjen nga jeta të Liljana Cingut, emblemë e artit dhe kulturës
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të valltares Liljana Cingu.
Meta e konsideron Cingun si një nga emblemat e jashtëzakonshme të artit dhe të kulturës.
‘Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të artistes tonë të madhe Liliana Cingu, “Nderi i Kombit”, njërës prej emblemave të jashtëzakonshme të artit dhe kulturës. Falë mjeshtërisë së rrallë në interpretimin e valleve shqiptare, kontributi i saj i vyer për promovimin e denjë të vlerave të trashëgimisë tonë të pasur kulturore dhe përçimi i tyre tek brezat e artistëve të rinj do të mbetet gjithmonë i respektuar, frymëzues dhe i paharruar. Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!’- shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




