Porti i Durrësit/ Alibeaj: Po ndodh vjedhje masive! Pse nuk kishte garë?

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar “vjedhje masive” projektin për Portin e ri të Durrësit. Nga foltorja e Kuvendit, Alibeaj ngriti një sërë pikëpyetjesh në lidhje me këtë investim, duke kërkuar një përgjigje se përse nuk pati garë.
“Po ndodh një vjedhje masive e pasurisë së qytetarëve. Ajo që po ndodh është një skenë e parë që do i parapri numrit të deputetëve, negociatorëve që janë mishi për top për të shkuar pas hekurave. Ai as firmën nuk ka hedhur. Është detyrimi i gjithsecilit që të kuptojnë qartë se çfarë po ndodh. Gjuha e fakteve është gjuha më e thjeshtë dhe e drejta që duhet të shkojë në veshin e çdo qytetari. Pse nuk ka garë, ku Alabbari i famshëm që paska marrë gamilet e veta nga Lindja e Mesme plot me verdhushka dhe paska ardhur në mes të Durrësit… pse nuk ka garë? Është minimumi i arsyes njerëzore për të mbrojtur pronën e vet. Kur nuk ke derdh gjak për pronën tënde, e shet e shpërdoron. Do të ishte minimumi, por dhe detyrim kushtetues. E di që do ta votojnë me votat e tyre, e dija që kur e sollën vjedhurazi me procedurë të përshpejtuar. Por si ka mundësi që ky investitori, i vetmi investitor strategjik nga 34 që keni dhënë deri tani, ja keni mbuluar me ligj klientelizmin dhe tutelën që i keni bërë duke i dhënë pasurinë e shqiptarëve. Këtij i keni dhënë edhe një mbulesë ligjore, arsyeja është e thjeshtë të shpërndajë përgjegjësinë penale me të gjithë ata që do ta votojnë këtë ligj”, tha Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



