Porti i Durrësit/ Deputetët demokratë kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor, depoziton në Kuvend kërkesën: Aferë korruptive

Politikë | 4 vite më parë

Deputetët demokratë ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit. Kërkesa mban firmat e 35 deputetëve demokratë, të Rithemelimit. Në një komunikim për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi ka akuzuar qeverinë se po e jep Portin e Durrësit për interesat private të klientëve të saj.

Sipas Bylykbashit, Porti i Durrësit është një prej aferave më korruptive në Shqipëri.

“Sapo depozituam në emër të 35 deputetëve të opozitës kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar aferën më skandaloze, korruptive dhe grabitqare, atë të grabitjes së Portit të Durrësit dhe dhënies për interesa private të klientëve të qeverisë.

Është kërkesë me 35 firma deputetësh, që detyrojnë sipas Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, Kuvendin për ta ngritur pa diskutim këtë komision hetimor”, tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat u shpreh se qeveria ka shkelur Kushtetutën duke zhdukur Portin më shumë se 2700-vjeçar të Durrësit.

“Kanë firmosur dhe deputetë që sot e kanë lënë mandatin, por ata janë përtej numrit 35. Kërkesa ka 35 firmat e nevojshme për të bërë të detyrueshme ngritjen e këtij komisioni.

Porti i Durrësit, është afera më kriminale dhe korruptive, grabitet aseti më i madh strategji i Republikës së Shqipërisë. Prona gjigante publike i merret Shqipërisë. Ka shkelur në mënyrë brutale Kushtetutën, detyrimet e Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe çdo aspekt tjetër që garanton se prona publike administrohet në interes të publikut, me konkurrencë të hapur, transparet. Kjo aferë po zhduk Portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit”, shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme