Porti i Durrësit/ Spaho: BE anuloi grantin e Fondit të Investimeve, ju dha sinjal për projektin

Politikë | 4 vite më parë

Anulimi nga BE i grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit me vlerë 28 milionë euro ka “zbritur” në Kuvend. Ishte deputeti demokrat Edmond Spaho ai që bëri me dije lajmin teksa deklaroi se anulimi i këtij granti ishte paralajmërim nga BE për mos të miratuar projektin për Portin e Durrësit.

“Kuptova që Shqipërisë i paska ndrirë fati që Shqipërisë i erdhi Edi nga iluminati. Dje BE anuloi një marrëveshje me qeverinë shqiptare prej 29 mln euro për Portin e Durrësit. Ju dha një sinjal pasi marrëveshja që diskutojmë sot është në kundërshtim me marrëveshjet e qeverisë shqiptare me ato të BE. Pse KE anulon një kredi prej 30 milionë euro për Portin e Durrësit dhe a i keni dhënë përgjigje letrës së KE për shkeljen që ky projekt i bën marrëveshjes së stabilizim asociimit”, tha Spaho.

Deputeti demokrat kërkoi sqarime të mëtejshme lidhur me kompaninë që do ndërtojë Portin e Durrësit, hartimi i së cilës sipas tij kërkon 8-10 vite kohë. Më tej ai i kërkoi Kryeministrit Rama t’i jap fund mashtrimeve se Porti i Durrësit do te jetë një nga më të mëdhenjtë e Mesdheut. Spaho bëri me dije se qeveria ka miratuar ndërtimin e dy porteve të tjera me kapacitete shumë më të mëdha se ai i Durrësit.

“Megjithëse ministrja dhe kryeministri folën nuk na sqaruat kush do e ndërtojë Portin e Durrësit? Unë do e votoja portin e ri sepse zhvillimi i vendit mund të kërkojë kapacitete shumë më të mëdha, por kush do e ndërtojë para se të prishet ky aktuali? A ka projekt për këtë? Se nga debatet me ekspertët vetëm hartimi i projektit do 8-10 vite. Shërbimet e sotme të portit të Durrësit do transferohen në Porto-Romano, por aktiviteti i këtij të fundit është transferuar aty ku është sot me kërkesë të NATO. Ju prapë doni ti çoni në Porto-Romano? Pse mashtron kur thua se porti i Marinave në Durrës do jetë më i madhi i Mesdheut, kur ju e dini që në Karpen apo Lalëz keni miratuar ndërtimin e dy porteve me kapacitet 560 anije për tu ankoruar aty. Në një kohë që ky port ka 280. Madje do pranojë deri në 70 metra lartësi. Pse e mashtroni qytetarin shqiptar kur ky do nxërë 280 kur në portet e tjerë të miratuar për ndërtim të jahteve me gjatësi 140 metra dhe 560 jahte”, tha Spaho.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme