Porti i Peshkimit në Vlorë, së shpejti projekti i ri

Ekonomi | 6 vite më parë

Porti i peshkimit, i njohur edhe si Triporti në Vlorë, u ndërtua në fund të viteve ’80-të. Por prej më shumë se 30 vjetësh nuk ka njohur asnjë investim serioz. Degradimi i infrastrukturës nuk do vëmendje për t’u vënë re. Peshkatarë e pronarë anijesh thonë se veç çështjes së naftës pa akcizë, për problemet e tjera dyert i kanë gjetur të mbyllura. “Deri më sot ka vetëm premtime. Nuk është bërë asgjë” thonë ata
Megjithatë duket se një dritë jeshile është ndezur dhe për këtë flotë anijesh. Më 26 shkurt kryeministri Rama publikoi një video me projektin e lajmëruar më parë, për Portin e Ri të tregtisë e të peshkimit në Vlorë, që do të nisë së shpejti nga ndërtimi paralelisht me Portin e Ri Turistik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme