Pr.ligji për privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore, Alibeaj: Gafë e qeverisë, ligjet e mëparshme për privatizimin vdesin

Politikë | 4 vite më parë

Projektligj “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish- ndërmarrjeve bujqësore”, ka shkaktuar diskutime në Komisionin e Ligjeve, mes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë.

Në fjalën e tij, Alibeaj deklaroi se ky projektligj është një gafë, pasi sipas tij, qeveria po shfuqizon një tjetër vendim të sajin.

Alibeaj u shpreh se Kushtetuta e ’98 në dispozitën e fundit thekson se ligjet e mëparshme për privatizimin vdesin dhe duhet t’i jepet përparësia proceseve që kanë lidhje me ish-pronarët.

“Hera e parë që në këtë parlament që vjen qeveria me një pr.ligj për të shfuqizuar një vendim qeverie. Kjo është gafë. Tregon efektin e këtij procesi.

Ligji 7512, është ligji i parë pas rënies së sistemit diktatorial që i hapi mundësin privatizimit të pronës private. I dyti që mbas 7501-shit. Pas këtij pr.ligji, dolën disa ligje të rëndësime, për kthimin dhe kompensimin e pronës. Ka qenë konflikt i madh midis kthimit të pronës ish-pronarëve, konfiskuar, dhe këtij ligji 7512 që ia jepte pronën atyre që e posedonin deri në atë moment. Nga këto 1100 objekte për të cilat ka filluar procesi, ju keni bërë ndonjë analizë se sa nga këto objekte ju takonin, ka kërkesë, pretendime nga ish-pronarët? Nëse po, cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me këto objekte dhe me pretendimet e ish-pronarëve.

Ju keni ardhur me synimin ta përmbyllni këtë proces 30-vjeccar. Tregon diçka me interesin e shtetit dhe atyre që kanë shprehur dëshirë për t’i privatizuar. Po nëse nuk ka më interes për t’i privatizuar ato objekte, çfarë ndodh?

Ju thoni se do miratohen aktet nënligjore, 30 vite një proces që s’ka përfunduar, 30 vite që më në fund erdhët me një pr.ligj, i keni gati aktet nënligjore në mbështetje të këtij pr/ligji? Apo duhet të presim dhe disa vite?””, tha Alibeaj.

Përfaqësues të ministrisë kanë sqaruar se ky ligj mbulon vetëm objektet që kanë një dosje privatizimi, ndërsa problematikat e pronarëve apo ish-pronarëve zgjidhen me ligje të tjera. Sipas tyre, “Gjendja juridike e nxjerr pastër situatën. Kur të bëhet VKM-ja do përcaktojnë dokumentat dhe gjithë rrugën që do ndjekë ministria për përfundimin e procesit”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme