Prag Karnavalesh në Shkodër – Qyteti është zbukuruar me dekorin e festës që do të përjetojë gjatë fundjavës

Kulturë | 3 vite më parë

Qyteti ka disa ditë që është zbukuruar me dekorin e festës së Karnavaleve. Ajo ngjan e shenjtë për Shkodrën që i feston ato që prej vitit të largët 1860. Organizatorët kanë zbuluar kalendarin e festës tradicionale. Gjon Stefa, është një organizatorët më të hershëm të Karnavaleve, madje ai ka botuar edhe një libër për historikun e kremtimit të tyre. Edhe në këtë vit ai është pjesë e ekipit që po merret me përgatitjet e festës.

“Nuk ka askush në Shqipëri një trashëgimi të kësaj natyre dhe shkodranët duhet të mburren kryesisht me të. Do të jetë një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e shkollave . Janë shkollat 9-vjecare që do të konkurrojnë ditën e parë të Karnavalit dhe ditën e dytë do të konkurrojnë shkollat e mesme dhe grupet rinore që ka qyteti i Shkodrës”, tha shkrimtari Gjon Stefa.

Ky vit do të jetë i veçantë për sa i përket festimeve pasi në rrugët e Shkodrës do të rikthehen maskat veneciane, një element që karakterizon Karnavalet e Shkodrës.

“Kemi një muaj që punojmë për Shkodrën, do të ketë maska për fëmijë, me tematik të ndryshme, për evente të ndryshme”, tha sipërmarrësi Edmond Angoni.

Karnavalet e Shkodrës do të mbahen në datat 23, 24 dhe 25 shkurt. Ato karakterizohen në mënyrë të veçantë për humorin e hollë dhe thumbues duke ironizuar të metat dhe problemet e shoqërisë, gjë që i bën ato karakteristike vetëm për këtë qytet.

Gazetar: M. Gjini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme