Prapaskena, Totenham ndaloi Kane të futej në stërvitje me e-mail

Me anë të një e-mail klubi i Tottenham ka njoftuar Harry Kane që të mos rikthehet në qendrën stërvitore të skuadrës. “The Telegraph” bëri publike ditën e sotme prapaskenën duke treguar se klubi londinez nuk ka lejuar Kane që të përshëndetet personalisht me ish-shokët e skuadrës.
Ky i fundit kur mori lejen e klubit për tu larguar drejt Gjermanisë, tentoi që të shkonte në qendrën stërvitore dhe të ndahej personalisht me ish-shokët e ekipit, por një e-mail i ardhur në postën elektronike e ftonte që të mos kthehej më në “Hotspur Ëay”.
Madje klubi i Spurs-ave ka arritur deri aty sa të ndalojë edhe familjarët e Kane që të shkojnë në qendrën stërvitore për të tërhequr sendet personale të 30-vjeçarit. Sipas “The Telegraph” gjithçka i është dërguar në shtëpi lojtarit me anë të postës. Ndërsa Kane thuhet se u ka telefonuar lojtarëve të Tottenham me qëllim që t’u jepte lamtumirën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




