Prej vitit 2013, 263 shkolla të reja apo të rinovuara plotësisht

Sociale | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendjen e publikut numrin e shkollave të reja ose që janë rinovuar plotësisht gjatë viteve të fundit.
Rama u kërkoi ndjekësve në rrjetet sociale të gjejnë numrin e saktë. “Sa shkolla të reja apo të rinovuara plotësisht janë ndërtuar vitet e fundit”, pyeti kryeministri Rama, duke dhënë dy shifra, 120 dhe 236 shkolla.
Përgjigja e saktë është 263 shkolla.
“Prej vitit 2013, kemi 263 shkolla të reja apo të rinovuara plotësisht ku 114 mijë nxënës edukohen sot në kushtet më bashkëkohore”, u shpreh Rama.
Përmes investimeve të shumta dhe bashkëpunimeve me organizata partnere, së fundmi janë ndërtuar nga e para shkolla të reja, por edhe janë sjellë në kushte optimale përmes rinovimit shkolla në zona të ndryshme të vendit, nga jugu në veri. Procesi i Rindërtimit po ashtu, i dha hov rinovimit të infrastrukturës arsimore me ndërtimin e objekteve cilësore dhe më të mëdha e më të bukura nga ato që u dëmtuan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme