Premier Liga reformë kundër Superligës

Angli | 3 vite më parë

Futbolli anglez ka një problem me Superligën. Në momentin kur skuadrat themeluese shjpallën projektin, tifozët dolën në sheshe për të protestuar. Ky gjest detyroi Arsenalin, Çelsin, Totenhemin, Liverpulin, Mançester Sitin dhe Mançester Junajtidin që të tërhiqeshin nga Superliga.

Por sipas tabloidëve në ishull duke nisur nga viti që vjen këto klube, të cilat janë themeluese të Superligës, nuk do të kenë të drejtë që të jenë pjesë e saj pasi në të kundërt do të përjashtohen nga Premier Liga.

Mësohet se reforma e cila po bëhet në futbollit anglez ka një pikë ku flitet qartë se klubet të cilat aderojnë në Premier Ligë nuk kanë të drejtë që të marrin pjesë në kompeticione, të cilat nuk janë aprovuar nga FIFA dhe UEFA.

Premier Liga shikon si “rivale” Superligën dhe për këtë motiv i ka dalë na krah të FIFA-s dhe UEFA-s. Në rast se klubet angleze të përmendura më lart kanë në plan që të rifuten në Superligë atëherë Premier Liga do t’i përjashtonte. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme