Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e 11 ambasadorëve

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimet dhe emërimet e 11 ambasadorëve. Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Austri; Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në NATO; Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Irlandë; Ilir Gjoni  nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës dhe nga detyra e Ambasadorit të Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit; Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadores të Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Po ashtu, Presidenti Begaj ka dekretuar emërimin e Majlinda Frangajt, Ambasadore të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan; Fatmir Velaj Ambasador i Shqipërisë në Austri; Ilir Gjoni Ambasador i Shqipërisë në NATO; Vasilika Hysi Ambasadore e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë; Uran Ferizi Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, dhe Ambasador i Shqipërisë në Irlandë; Mustafa Nano, Ambasador i J Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme