Presidenti Begaj do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit të Italisë, Napolitano

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Xhorxho Napolitano (o. Giorgio).

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, mësohet se presidenti Begaj niset drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet sot (26 shtator) në selinë e parlamentit italian në Romë.

Të pranishëm do të jenë figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.

Italia e ka shpallur të martën ditë zie kombëtare. Homazhet do të nisin rreth orës 11:30 dhe do të përfundojnë në 13:00.

Napolitano ndërroi jetë të premten në moshën 98-vjeçare.

Ish-presidenti italian njihet si një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjatë fjalimit në parlamentin shqiptar afro 10 vite më parë, Napolitano duke mbështetur rrugën evropiane të Shqipërisë, tha: “Nëse Evropa ka përfaqësuar shumë për Shqipërinë, Shqipëria nga ana e saj ka treguar haptazi se ka bërë dhe mund të bëjë shumë për Evropën.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme