Presidenti dekreton zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit më 24 shtator

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të premten datën 24 shtator 2023 si datën e zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë e Kukësit.
Ky vend ngeli bosh pas dorëheqjes së ish kryetarit Safet Gjici i cili u detyrua të largohej pas përfshirjes në një skandal seksi dhe korrupsioni.
Ai gjendet në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor.
Në zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti Gjici kishte fituar mandatin e tij të dytë.
Deri në zgjedhjet e reja Bashkia e Kukësit po drejtohet nga zëvendëskryetari Granit Gjana.
/ rtsh. al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




