Presidenti Erdoğan uron kryeministrin bullgar për fitoren e partisë së tij në zgjedhje

Botë | 6 vite më parë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një thirrje telefonike ka uruar kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, për fitoren e partisë së tij në zgjedhje.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, presidenti Erdoğan e përgëzoi kryeministrin Borisov për faktin se Partia Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) doli e para në zgjedhjet në Bullgari.

Duke theksuar se Bullgaria ka arritur zhvillim ekonomik dhe stabilitet nën udhëheqjen e kryeministrit Borisov, presidenti turk uroi që procesi i formimit të një qeverie të re të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme