Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë: Do mundohemi të përshpejtojmë integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka në fjalën e tij në seancën e posaçme të Kuvendit shprehu mbështetjen e Austrisë në integrimin e Ballkanit Perëndimor, e kryesisht Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sobotka theksoi se marrëdhëniet parlamentare Shqipëri-Austri janë të gjata dhe të qëndrueshme.
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë theksoi se për Austrinë është angazhim i rëndësishëm anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Më tej, ai vlerësoi rformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke u ndalur kryesisht te reforma në drejtësi.
“Marrëdhëniet Shqipëri-Austri janë të gjata dhe të qëndrueshme. Kemi shumë grupe parlamentare dhe e kemi përparësi të shohim si funksionon parlamenti i një vendi.
Ky është një eksperiencë që e ndajmë me shumë parlamente. Kjo na ka çuar në një program bursash dhe para një jave përshëndeta një kolege nga parlamenti juaj.
Unë jam prej disa vitesh aktiv në politik dhe e mbaj mend procesin që kemi kaluar për t’u anëtarësuar në BE.
Deri sot e kësaj dite, bota ka ngelur e njëjtë. Për ne BE që nga vitet ’70 ka qenë një qëllim.
Prandaj ne e kemi shumë të qartë që vendet e BP duhet të jenë pjesë e BE. Në vitin 2004 janë anëtarësuar disa vende nga Ballkani. Pamë që menjëherë ato ishin në zemër të Evropës dhe ne u ndërgjegjësuam mbi rëndësinë tonë në historinë e Europës.
Këtë besim në demokraci ne duhet të rrisim. Pamë në shumë sfera bashkëpunimin tonë dhe për Austrinë është angazhim i rëndësishëm anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Austria do mundohet që ta përshpejtojë këtë gjë”, tha Sobotka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




