Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sqaron deklaratat mbi Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka dhënë spjegime lidhur me deklaratën se rajoni i Nagorno Karabakut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës. “Deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush” ka thënë Vuçiq, si pas B92.net të premten. Ai ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja. Megjithatë Vuçiq i ka ruajtur dozat antikosovare kur i ka quajtur reagimet e liderëve në Kosovë për kërcënimin e tij si histerike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




