Presidenti i Venezuelës vizitë në Iran, fokusi i bisedimeve furnizimi me naftë dhe sanksionet e vendosura ndaj tyre nga SHBA

Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro po zhvillon një vizitë në Iran, ku u prit nga homologu Ebrahim Raisi. Vizita dyditore e Maduro u bë me ftesë të Raisit, tha agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Lidhjet dypalëshe midis dy prodhuesve të naftës ishin të forta nën udhëheqësin e ndjerë socialist venezuelian Hugo Chavez dhe janë forcuar më tej nën pasardhësin e tij Maduro.
Në maj, ministri iranian i naftës Javad Owji u takua me Maduro gjatë një vizite zyrtare në Venezuelë, ku ndodhen rezervat më të mëdha të provuara të naftës së papërpunuar në botë. Bisedimet u fokusuan mbi gjetjen e mënyrave për t’u marrë me sanksionet ekonomike të vendosura ndaj të dy vendeve nga Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2020, Venezuela mori dy ngarkesa me karburant dhe derivate nga Irani për të ndihmuar në adresimin e mungesave të brendshme. Irani është vendi i tretë që Maduro po viziton këtë javë pas udhëtimeve në Turqi dhe Algjeri.
Krahas vendeve si Rusia, Kina, Kuba dhe Turqia, Irani është një nga aleatët kryesorë të Venezuelës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




