Presidenti Ilir Meta, takon një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve

Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin pasi sipas tij shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë rënë, ndaj sugjeroi marrjen e masave të menjëhershme. Këtë zoti Meta e bëri të ditur pas një takimi në Presidencë me një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve. “U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore. Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës”, shkruan presidenti Meta. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




