Presidenti Meta, reagon pas deklaratës së eurodeputetit gjerman, David McAllister: Ka ende kohë për reflektim!

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti Ilir Meta, reagon pas deklaratës së eurodeputetit gjerman, David McAllister, i cili shprehej i shqetësuar që mazhoranca do të votojë nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Teksa publikon në ‘Facebook’ mesazhin e eurodeputetit gjerman, zoti Meta thekson se “Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin evropian, siç fatkeqësisht ndodhën”.

“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme. Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën. Ka ende kohë për reflektim!”, shkruan Meta. /rtsh.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme