Primaret për Kukësin, demokratët e Berishës zgjedhin sot kandidatin e tyre

Aktualitet | 3 vite më parë

Demokratët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha mbajnë sot primaret, zgjedhjet brenda partisë të cilat do të përcaktojnë kandidatin që do të garojë zyrtarisht për postin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit në shtator.

Anëtarët e kësaj partie do të votojnë nga ora 8:00 deri në orën 18:00 në ambientet e përcaktuara nga drejtuesit e degës.

Në primare ishte përfshirë si garues edhe kryetari i degës së Partisë Demokratike zyrtare, Arif Rexhamti, i cili nuk ka pranuar të hyjë në garë.

Ndërkohë, PD-ja zyrtare nuk ka shpallur një kandidaturë.

Kandidatët e Rithemelimit të PD-së për Primaret

  • Ardian Elezi
  • Emri Vata
  • Gëzim Shehu
  • Uran Cengu
  • Ylber Zeneli

Zgjedhjet e parakohshme për kreun e Bashkisë së Kukësit do të mbahen më 24 shtator. Fituesi i zgjedhjeve të mbajtura më 14 maj, Safet Gjici u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të shkarkohej nga qeveria, pasi u përfshi në një ngjarje të pahijshme.

Gazetare: Anisa Kadesha

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme