“Princesha e Akullit” në Durrës, trupa e baletit të Ukrainës sjellin premierën më 30 korrik

Kulturë | 3 vite më parë

Premiera e baletit “Princesha e Akullit” do të shfaqet për herë të parë më 30 korrik në sallën e  teatrit “Aleksandër Moisiu “ në Durrës. Shfaqja është një histori romantike që përcjellë mesazhin e paqes dhe dashurisë.

Yjet e trupës së baletit klasik të Ukrainës sjellin për herë të parë premirën e  baletit “Princesha e Akullit” me koreografi të Andreas Heise.

Të frymëzuar nga “Frozen dhe Mbretëresha e Akullt”, organizatorja, njëherësh dhe balerina kryesore Iryna Khandazhefskyi tha se bashkoi dy përrallat për të sjellë një të vetme për fëmijë dhe të rritur si mesazh paqeje, harmonie dhe dashurie, duke qenë se vendi i saj është në luftë

Premiera “Princesha e akullit” që do të shfaqet më 30 korrik në teatrin “Aleksandër Mosiu” është një histori romantike, që do të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë artdashësit durrsakë por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin bregdetar në këtë periudhë.

Gazetare Keti Toroveci

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme