Probleme për Verstapen, Perez niset i pari në Arabinë Saudite

Formula 1 | 4 vite më parë

Në garën e dytë të Botërorit 2023 të Formula 1, duket se të gjithë po marrin frymë lirisht. Sepse po kuptojnë se difektet mund t’i ndodhin edhe Red Bullit. Në kualifikueset për Çmimin e madh të Arabisë Saudite, Max Verstappen ndalet gjatë sesionit të dytë të provave për shkak të një problemi në boshtin e transmisionit dhe do ta nisë garën të dielën nga vendi i 15-të. Red Bull duhet të ngushëllohet me pole position të arritur nga Sergio Perez.

Edhe Ferrari ka arritur një rezultat të mirë me Charles Leclerc, i cili arriti kohën e dytë më të mirë në përfundim të provave zyrtare. Por për shkak të dënimit për përdorimin e çentralinës së tretë në makinën e tij, ai do të niset në vendin e 12-të, të dielën në garë. Nga ky penalizim i pilotit të Ferrarit, përfiton Fernando Alonso që do të niset nga vendi i dytë me Aston Martin e tij, t’i paraprirë Mercedesit të George Russell dhe Ferrarit të dytë të Carlos Sainz. Gara të dielën në Arabinë Saudite do të  nisë në orën 18.00.

KUALIFIKUESET

Rreshti i parë

  1. Sergio Perez
  2. Fernando Alonso

Rreshti i dytë

  1. George Russell
  2. Carlos Sainz

Rreshti i tretë

  1. Lance Stroll
  2. Esteban Ocon

Rreshti i katërt

  1. Lewis Hamilton
  2. Oscar Piastri

Rreshti i pestë

  1. Pierre Gasly
  2. Nico Hulkenber

Rreshti i gjashtë

  1. Guanyu Zhou
  2. Charles Leclerc

Rreshti i shtatë

  1. Kevin Magnussen
  2. Valtteri Bottas

Rreshti i tetë

  1. Max Verstappen
  2. Yuki Tsunoda

Rreshti i nëntë

  1. Alexander Albon
  2. Nyck De Vries

Rreshti i dhjetë

  1. Lando Norris
  2. Logan Sargeant

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme