Prodhimi i luleshtrydheve në Fier, këtë vit sipërfaqja është rritur në 20 hektarë

Luleshtrydhet “Made in Albania”, falë cilësisë natyrale, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara jo vetëm për konsumatorët vendas por edhe në tregjet e rajonit dhe BE-së. Lavdimir Hamataj me dy vëllezërit e tij prej 11 vitesh kultivojnë luleshtrydhe në 2. 5 hektar sera.
Falë përkushtimit të tyre edhe këtë vit, prodhimi është i mbarë dhe tepër cilësor, të gjithë sasinë e luleshtrydhes deri tashmë e kanë tregtuar në tregun vendas dhe një pjesë e kanë çuar në pikat e grumbullimit të zonës për eksportë.
Shqetësim për fermerët ngelet rritja e çmimit të inputeve dhe heqja e TVSH për fidanët e luleshtrydhe pasi janë këto që ndikojnë në rritjen e kostos, dhe në momentin kur bie çmimi, fermerët janë të detyruar të shesin nën kosto.
Sipas kryetarit të njësisë administrative Frakull, Dashnor Troka, ky sezon duket se ka nisur i mbarë. Krahasuar me një vit më parë, numri sipërfaqës së mbjellë me këtë bimë është rritur me 20 hektarë dhe pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport dhe tashmë jo vetëm në vendet e rajonit por edhe në ato të BE si Itali, Rumani dhe Poloni.
Fermerët në Frakull, ku kultivohet ekskluzivisht luleshtrydhja, shprehen se viti 2022 ishte një vit i mirë, për prodhimin dhe eksportin e luleshtrydhes ku u shënuan shifrat më të larta.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




