Produktet bujqësore shqiptare në tregjet e BE u rritën 22% në shtatëmujorin e parë

Eksportet bujqësore “Made in Albania” po vijojnë të zgjerojnë hartën gjeografike duke shënuar zhvillime interesante.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore janë rritur gati me 13% çdo vit.
Sipas saj, vetëm për në 7 muajt e parë të këtij viti, eksportet bujqësore janë rritur me 16.7% dhe produktet shqiptare në tregjet e BE janë edhe më të larta me 22%.
Denaj tha se, fokus i politikave mbështetëse vijon të jetë edhe nxitja e incentivave për bashkëpunim bujqësor të fermerëve duke i subvencionuar ata për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor.
“Kemi 321 bashkësi të operatorëve bujqësorë”, tha ajo, teksa shtoi se, skema e investimeve në bujqësi, aplikon standardet më të mira të zbatimit.
“Kjo është një nga pikat e para të mbështetjes së Skemës së Investimeve që financon grant për rritjen e sipërfaqeve të prodhimit në serra”, u shpreh ministrja.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




