Program kombëtar trajnimi për 4 mijë mësues të shkencave, gjuhës dhe teknologjisë së informacionit

Ministria e Arsimit dhe Sportit, pritet të lajmërojë brenda janarit, fillimin e një programi mbi zhvillimin dhe trainimin profesional të mësuesve të shkencave, matematikës, gjuhës dhe të teknologjisë së informacionit.
Programi do të përfshijë rreth 4000 mësues në të gjithë vendin.
Lajmi është dhënë nga ministrja Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” dhe gjimnazit “Pjetër Budi” në Mat.
“Unë jam e bindur se, përtej faktit që ju trajnoheni dhe keni një program trajnimi vjetor ka nevojë që me metodat e reja të mësimdhënies të njiheni më shpesh që kurrikulat ekzistuese mbi bazë kompetencash të jetë e orientuar me metodat e reja të mësimdhënies”, tha zonja Manastirliu.
Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka nisur punën dhe është në proces pune për modernizimin e kurrikulës.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




