Projektbuxheti 2021, rriten shpenzimet për energjinë, planifikimin urban dhe transportet

Qeveria shqiptare parashikon të rrisi buxhetin për ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha në mbledhjen e komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, se fushat me prioritet për ministrinë do të jenë: energjia, planifikimi urban, transporti rrugor, detar, hekurudhor dhe ajror. “Projektbuxheti për vitin 2021 që i është akorduar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë arrin në vlerën e 49.3 miliardë lekëve, nga të cilat shpenzime korente kapin vlerën 3.7 miliardë lekë ndërsa shpenzimet kapitale arrijnë në velën 45.6 miliardë lekë”, tha zonja Balluku. Ajo tha se shpenzimet kapitale sigurohen 27.4 miliardë lekë nga financimi brendshëm dhe nga financimi jashtëm 18.2 miliardë lekë. Ministrja bëri të ditur se për vitin 2021 ka një rritje buxhetore prej 4.2 miliardë lekësh. Por zonja Balluku tha se buxheti i akorduar nga Ministria e Financave për MIE është 45% e kërkesës fillestare që është bërë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




